Sekuestrohen 390 bimë kanabis në Krujë, në pranga 2 punonjës të OSHEE dhe 3 të tjerë

17 Mars 2023 | 09:13

Policia ka zbuluar në Krujë një tunel të përshtatur me llamba, për kultivim të bimëve narkotike, ku brenda tij u gjetën 390 bimë kanabis.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tuneli”, u arrestuan shtetasit Haki Selimi, Rexhep  Halili dhe Arlind Selimi.

Po ashtu në pranga ranë punonjësit e OSHEE, Fushë Krujë, shtetasit Oltjan Farruku dhe Ervis Halili.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: Sokol Kullaj (përgjegjës grupi i OSHEE-së) dhe Erald Kullaj (elektriçist i zonës).

Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.

Gjatë kontrollit në tunel u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të  dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat  penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektike”, “Organizimi i lojërave të fatit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026