Projekti për rijetësimin e Kullës Veneciane të Durrësit, drejt përfundimit

17 Mars 2023 | 12:12

Zëvendës presidenti i Komisionit Europian Josep Borell dhe ministrja e kulturës Elva Margariti, së bashku me kryebashiaken Emiriana Sako kanë inspektuar punimet e restaurimit për rijetësimin e Kullës Venciane të Durrësit. Kjo kullë synohet të kthehet në një qendër digjitale informacioni për historinë dhe trashëgiminë kulturore të Durrësit.

Monumenti i kategorisë së parë është një nga asetet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Durrësit, por që prej tërmetit të nëntorit 2019 ai qëndron i mbyllur për publikun.

Punimet për restaurimin e Kullës Veneciane nisën në shkurt të vitit të kaluar dhe pritej të përmbylleshin brenda 6 muajsh. Projekti për rijetësimin e saj po realizohet përmes programit EU4Culture, me një vlerë prej rreth 690 mijë euro dhe po zbatohet nga UNOPS.

Kulla Veneciane pritet të hapet për publikun e gjerë dhe turistët në muajin qershor. Në proces restaurimi me fondet e BE-së janë edhe dy monumente të tjera të trashëgimisë kulturore: Muzeu Arkeologjik dhe Hamami turk.

Në faqen zyrtare në rrjete sociale, programi EU4Culture ka përditësuar shpesh informacionet lidhur me vijimësinë e punimeve për rijetësimin e Kullës Veneciane dhe kthimin e saj në qendër digjitale informacioni.

“Shumë shpejt të gjithë vizitorët do të jenë në gjendje të shijojnë historitë e mahnitshme, gojëdhënat dhe tregimet magjepsëse që Kulla ofron nëpërmjet kupolave të projektimit, instalimeve interaktive, përvojës së realitetit virtual, audio udhëzuesve, shikimit përmes periskopëve dhe shumë mjeteve të tjera inovative!”,- shkuante EU4Culture në një postim të muajve më parë.

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026