Ndryshimet në Kodin Rrugor, eksperti: Drejtuesit e dehur do kthehen në autoshkollë
Islam Qibini, ekspert rrugor ka shpjeguar për Euronews Albania, ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor. Sipas tij, tashmë drejtuesit e rinj nuk do kenë më mundësi të marrin makina me fuqi të lartë motorike, pasi ëhstë vënë re se një lejim i tillë shpesh është bërë edhe shkak për aksidente.
Gjithashtu ai tha se do të ketë penalitete të rënda për të gjithë drejtuesit që do të kapen në gjendje të dehur, atyre do u hiqet patenta dhe do rikthehen në autoshkollë
“Për ata që kapen në gjendje të dehur, mbi 5% alkool gjoba është nga 40 mijë lekë dhe heqja e patentës deri në dy vite, po ashtu do ketë procedim penal ndaj drejtuesve që përdorin lëndë narkotike dhe pije alkoolike pra për këta do bëhet arrest në flagrancë drejtuesit të mjetit, heqje e patentës deri në dy vite dhe kthim në autoshkollë”,- tha eksperti rrugor Islam Qibini.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)