Princesha spanjolle Leonor së shpejti do të kryejë shërbimin ushtarak 

17 Mars 2023 | 17:05

Princesha e Kurorës spanjolle, Leonor do të fillojë stërvitjen e saj ushtarake tre-vjeçare në gusht ose shtator të këtij viti.

Vajza e madhe e mbretit Philip VI, e cila mbush 18 vjeç në tetor, do të marrë pjesë në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake të Ushtrisë Spanjolle në qytetin verilindor të Zaragozës.

Më pas, trashëgimtarja e fronit spanjoll do të kalojë një vit në një shkollë detare në rajonin veriperëndimor të Galicisë, si dhe një vit në Akademinë e Forcave Ajrore në rajonin juglindor të Murcias, tha ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja sqaroi se Pallati Mbretëror beson se Leonor “duhet t’i nënshtrohet stërvitjes ushtarake, si babai i saj, mbreti Filip, dhe siç është zakon në monarkitë e tjera parlamentare”.

“Në vitet e fundit, ne kemi bërë përpjekje të konsiderueshme për të përfshirë gratë në forcat e armatosura”, tha ajo.

Princesha do të përfundojë një arsim dyvjeçar në UWC Atlantic College në Uells në fund të majit.

Nëse ndjek hapat e të atit, pas përfundimit të stërvitjes ushtarake do të ndjekë një universitet në Spanjë dhe më pas do të kryejë një master jashtë vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026

Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati

Ministri i Brendshëm Federal Alexander Dobrindt e quajti sulmin me makinë në një aktivitet të Ditës LGBT+ në Christopher Street si një “akt terrorist” dhe paralajmëroi për...
17:06 | 26/07/2026