“Jemi tallur me pagat e punonjësve”, eksperti: Çfarë më tha një sipërmarrës

17 Mars 2023 | 17:35

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tregoi rastin kur një sipërmarrës në vend i ka thënë se janë tallur me pagat e punonjësve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çoçoli u shpreh se nëse 10 vite më parë, për t’u puinësuar në fabrikën e këtij sipërmarrësi dërgoheshin 20 aplikime për një vend pune, sot nuk ndodh diçka e tillë.

Sipas Çoçolit, tanimë mund të ketë 20 kompani që kërkojnë punonjës për të njëjtin pozicion pune, por nuk e gjejnë dot.

“Mund të të shprehem me shumë sinqeritet çfarë një sipërmarrës më ka thënë në shumë konfidencë; ne jemi tallur me pagat e punonjësve tanë deri tani. Po ta them arsyen me shumë sinqeritet. Është një eksportues shumë serioz i vendit tonë. Në momentin që 10 vite më parë i vinte një formular për t’u punësuar në fabrikën e tij, i vinin 20 të tillë, sepse  kishte njerëz që kishin nevojë të punësoheshin.

Sot, janë 20 kompani për të plotësuar një formular, për të gjetur krah pune. Ky është sikleti i madh që kemi sot. Është emergjencë kombëtare”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023