Ilaçet turke mbushin tregun, 120 barna morën autorizim tregtimi vetëm gjatë 2022
Tregut farmaceutik shqiptar po i shtohen gjithmonë e më shumë barnat me origjinë nga Turqia.
Vetëm përgjatë vitit 2022 Qendra Kombëtare e Barnave ka pajisur me autorizim tregtimi 120 barna turke në një kohë kur barnat nga të gjitha vendet europiane të mbledhura së bashku kanë 490 autorizime tregtimi.
Edhe barnat me origjinë nga Ballkani kanë tejkaluar ilaçet perëndimore në tregun shqiptar.
Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Dana Toma, fajëson ligjin shqiptar dhe klimën korruptive në Shqipëri, e cila ka larguar nga tregu firmat patentë.
“Është luajtur me këto marzhe të tregtimit, jo në interes të plotësimit të interesave të tregut, por gjithmonë në favor të buxhetit të shtetit dhe ku na ka çuar? Na ka çuar në zbrazje të tregut farmaceutik nga firmat patentë dhe në qoftë se ka qenë patentë nga firma xhenerike që janë të njohura në botë”, thotë Toma. Sipas saj, farmacitë janë zbrazur nga alternativat e mira.
Në kushtet e mungesës së barnave patentë, shpesh është parë që qytetarët të drejtohen në farmacitë vendeve fqinje për të marrë ilaçe që sipas tyre janë edh me cilësore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Merrnin para nga farmacitë, kush janë zyrtarët e Agjencisë së Barnave të arrestuar
- Agjencia Evropiane e Barnave: Vaksinimi kundër COVID mund të kryhet 1 herë në vit
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë