“Ka kryer krime lufte”, Biden reagon pas urdhër arrestit për Putinin

18 Mars 2023 | 08:47

Presidenti i SHBA, Joe Biden deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin ka kryer krime lufte dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar një urdhër arresti për të ishte i justifikuar.

Gjykata e ka akuzuar Putinin për kryerje të krimeve të luftës në Ukrainë, diçka që presidenti Biden ka thënë se lideri rus “e ka bërë qartë”.

Pretendimet fokusohen në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi, prej nisjes së luftës së Moskës, më 2022.

Moska i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe e ka cilësuar urdhër arrestimin si “fyes”.

Ka shumë pak mundësi që të ketë rezultat nga ky veprim, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka fuqi për të arrestuar të dyshuarit në Rusi, pa bashkëpunim me Qeverinë ruse.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij

Kryebashkiaku i një qyteti në shtetin e Morelos, në Meksikën qendrore u vra të mërkurën nga persona të armatosur që hynë në ndërtesën e bashkisë. Vrasja erdhi...
14:08 | 23/07/2026

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026