Ambasadori britanik në Prekaz: Kosova ka guximin të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka bërë homazhe sot në Memorialin “Adem Jashari” në Prekaz. Ambasadori britanik teska tregon për vizitën tek memoriali i familjes Jashari thekson se 20 vjet më parë aty ndodhën ngjarje të tmerrshme.
Për gjitha këto ngjarje, Abbott shkruan se Kosova sot ka guximin të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit.
“Këtë mëngjes bëra homazhe në memorialin e familjes Jashari në Prekaz në përkujtim të ngjarjeve të tmerrshme atje mbi njëzet vjet më parë. Sot Kosova ka guximin të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në ndjekjen e drejtësisë për viktimat”, ka shkruar ambasadori britanik.
Ai thotë se Mbretëria e Bashkuara gjithmonë do t’i qëndrojë ndërhyrjes së saj si një kauzë të drejtë për të parandaluar katastrofën humanitare dhe për të lejuar, që qytetarët e Kosovës të jetojnë të lirë.
“Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë gjithmonë ndërhyrjes së saj si një kauzë e drejtë, për të parandaluar katastrofën humanitare dhe për të lejuar kosovarët të jetojnë të lirë nga shtypja. Siç ka thënë ish-kryeministri Tony Blair në Parlament më 23 mars 1999, ‘Ne nuk kemi alternativë tjetër pos të veprojmë dhe do të veprojmë’”, ka shkruar Abbott.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës