“Do ju kryqëzoj!”- Arrestohet shqiptari që kërcënoi me vdekje kryebashkiakun në SHBA

18 Mars 2023 | 13:14

Ridon Kola, një shqiptar me banim në SHBA, është arrestuar nga policia amerikane pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë policët dhe kryebashkiakun e Yonkers, në paradën e mbajtur për festën e Shën Patrikut.

Një hetim i shumë agjencive amerikane zbuloi kërcënime shqetësuese në mediat sociale nga ana e ekstremistit radikal islamik.

FBI thotë se ai i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë policisë së Yonkers këtë muaj, duke shkruar, “Unë do të kryqëzoj policët dhe shefat tuaj përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri… Allahu Ekberr.”

32-vjeçari jeton pranë rrugës së paradës dhe është marrë në pyetje nga forcat e rendit edhe në të kaluarën.

Këtë herë, anëtarët e Task Forcës së Përbashkët të Terrorizmit dhe FBI-së mbajtën nën përgjim shqiptarin dhe më pas e arrestuan.

Mediat amerikane shkruajnë se njerëzit që jetojnë në këtë zonë ndihen tashmë të lehtësuar.

“Është e frikshme, por është mirë të dish se ai është kapur. Gjithmonë është dikush që përpiqet të bëjë diçka,” tha banorja e Yonkers, Maria Oriol.

Ndërkohë që një reagim ka patur dhe nga vetë kryebashkiaku i Yonkers.

“Kjo është zakonisht ajo që terroristët duan të bëjnë. Ata duan të terrorizojnë mendjen tuaj, të terrorizojnë mendimet tuaja dhe t’ju bëjnë të frikësoheni,” tha kryebashkiaku Mike Spano.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026