Bejko flet për diferencat e pagesave Shqipëri-Francë
Pedagogia Bejko, e cila punon si asistent profesore në një univeristet në Francë, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Rin Talk” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me eksperiencën e saj të punësimit jashtë shtetit.
Bejko tha se pasi përfundoi studimet doktorale në Francë vendosi të kthehej në Shqipëri, për shkak të lidhjes të lidhjes së ngushtë që kishte me familjen, por nuk mundi të punësohej në asnjë universitet brenda vendit. Ajo tha se aplikoi në të gjitha universitetet sipas kritereve, por nuk mori kurrë qoftë dhe një telefonatë mbrapsht.
Në këto kushte, Bejko theksoi se u detyrua të rikthehej sërish në Francë, ku tashmë punon si asistente profesore dhe fiton 120 euro në orë.
“Të paktën për mua që jam asistent profesore, pasi ky është pozicioni i parë që t’i merr pas studimeve doktorale, në Francë ke një rrogë rreth 120 euro në orë, në krahësim me 5 mijë lekë apo 10 mijë lekë që paguhet një asisten profesor në Shqipëri. Është vlerësim kur merr 120 euro në orë ama dhe konkurrenca është më e lartë”, tha ajo.
Gjithashtu shtoi: “Pas studimeve doktorale, jam shumë e lidhur me familjen dhe vendosa të kthehem në Shqipëri. Aplikova në Shqipëri në të gjitha universitetet në bazë të kritereve që ata kishin dhe nuk pata kurrë asnjë telefonatë mbrapsht. Pata vetëm një përgjigje nga një institut që ndodhej larg vendodhjes time dhe që nuk ishte i përshtatshëm për mua. U ktheva në shtetin ku u diplomova dhe fillova punë aty në fushën e gjeopolitikës”.
LEXONI GJITHASHTU
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West