Forumi për sigurinë në Ballkan, Mediu: Vakumin e SHBA dhe BE, po e zë Kina dhe Rusia

11 Nëntor 2020 | 15:59

Këshilli politik i Partisë Republikane, organizoi një forum për sigurinë “Refleksione mbi gjeopolitikën në Ballkan dhe në Shqipëri”.

Përveç kryetarit Republikan Fatmir Mediu, në këtë forum morën pjesë Lord David Richards, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë Britanike, Gjenerali Charles F. Wald, ish-Komandanti i Forcave Amerikane, Davis Phillips, këshilltar në Administratën e Presidentëve Klinton, Bush dhe Obama, si dhe parlamentarë evropianë.

Sipas pjesëmarrësve, Kina dhe Rusia, janë duke mbushur vakumin e krijuar nga mungesa e rolit të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në Ballkan.

“Gjeopolitika në Ballkan ka ndryshuar shumë. Vakumi i krijuar nga SHBA dhe BE në vitet e fundit është i mbushur me ndikim dhe prani të Rusisë dhe Kinës në shumë aspekte. Rusia ka ndikim të fortë në Serbi, Bosnie&Hercegovinë, Mali i Zi. Rusia ka zgjeruar gjithashtu praninë e saj ushtarake, të inteligjencës, atë ekonomike dhe mediatike. Kina është bërë një faktor shumë i rëndësishëm ekonomik me investime në sektorët kryesorë të tillë si teknologji, infrastrukturë dhe energji që janë të lidhura me sigurinë,” – u shpreh Mediu gjatë fjalës që mbajti në forum.

Kryetari i Republikanëve Mediu në përfundim të këtij forumi theksoi se stabilitet buron nga demokracia dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Nuk ka dyshim që stabiliteti pa demokraci nuk mund të ekzistojë. Demokracia pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku njerëzit nuk mund të kenë zërin e tyre dhe të vendosin me votat e tyre, nuk mund të ekzistojë. Pra, ne duhet të shkojmë drejt mënyrës së duhur në ndërtimin e kombit tonë dhe të ardhmes sonë Evropiane, në mënyrë që t’u japim njerëzve një shans për zgjedhje të lira dhe të ndershme,” – përfundoi kryetari i PR-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026