Arrestimi i nënës lehonë, Malaj: Pasojat më të rënda bien mbi fëmijët
Ish-zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Revieë në Euroneës Albania, ku foli në lidhje me rastin e arrestimit së nënës lehonë Diana Bahçja, për shkak të një gjobe të papaguar për braktisjen e fëmijës së parë.
Malaj tha se në kalvarin e vuajtjeve të nënës, e cila është dhunuar nga familja e ish-bashkëshortit të parë dhe fakti që nuk takon dot vajzën, pasojat i vuajnë të dy fëmijët e saj.
Ajo theksoi se fëmijët e Dianës ndodhen në një moshë të cilat janë fazat më të rëndësishme të jetës së një njeriu për të përcaktuar atë që ata do të jenë më pas.
“Është shumë e vështirë të bëjmë analizën se kush e ka fajin, por ne kemi arritur te kapja peng e jetës së njerëzve. Pasoja është shumë e fortë te foshnjat te vajza e parë dhe te foshnja e dytë. Pasoja më e rëndë janë fëmijët. Dy janë fazat më të rëndësishme në jetë 0-3 vjeç dhe 3-6 vjeç dhe të dy fëmijët e Dianës janë në këtë moshë. Me imponim apo pa imponim gjithë emocionet që ti ke, energjinë që t’i ke e transmeton te bebja, edhe kur i jep qumësht edhe kur e mban pranë i krijon atij në mënyrë të pavetëdishme pasiguri, të cilat reflektohen në jetën më vonë të foshnjës”, tha Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta