Festivali i 58-të i Këngës, Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion
21-vjeçarja, Arilena Ara ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH.
Kënga “Shaj” e kompozuar nga Darko Dimitrov dhe me tekst të Lindon Berishës do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës “Eurosong 2020”.
“Unë nuk këndoj për trofe, unë nuk bëj muzikë për të fituar çmime, kjo këngë është për ju”, u shpreh Ara pasi u shpall fituese në mesin e 12 artistëve finalistë.
Kupën e fitores ia dorëzoi fituesja e Festivalit të 57-të të Këngës, Jonida Maliqi, e cila e quajti të paharrueshëm eksperiencën që kaloi një vit më parë në kontestin evropian.
“Me tana” ishte kënga e Elvana Gjatës, e cila u rendit e dyta në klasifikim pa arritur të marrë fitoren, edhe pse ishte më e dëgjuara në internet. Surpriza e festivalit ishte 16-vjeçarja, Sara Bajraktari, e cila u pozicionua në vendin e tretë me këngën “Ajër”.
Skenës në natën e fundit të Fest 58-të, iu bashkuan edhe emra të njohur të muzikës shqiptare e të huaj, si Ema Qazimi, Eleni Foureira apo Giusy Ferreri.
Eurovision 2020 do të mbahet më datat 12, 14 dhe 16 maj në Rotterdam të Holandës.
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
- 11:31 Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 11:24 Shfaqi probleme gjatë një zhytjeje në zonën e Radhimës, ndërron jetë turistja nga Finlanda. Detajet e para