Dervishi: Ne do ta inspektojmë sistemin elektronik të identifikimit para se ai të përdoret
Sistemi i identifikimit biometrik të votuesve në zgjedhjet e 25 prillit do të certifikohet nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave nëse përputhet me ligjin dhe me kushtetutën përpara se të mund të përdoret.
Kështu u shpreh Besnik Dervishi, Komisioneri për Mbrotjen e të Dhënave për emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews Albania të mërkurën.
Ndër të tjera Dervishi u shpreh: “Problemi më i madh është koha për të zbatuar këtë projekt. Zyra e komisionerit i ka të ndërtuara standardet për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne do të kërkojmë ruajtjen e sistemit të informacionit do ta kërkojmë edhe nga KQZ për rastin konkret”.
Pyetjes nëse mund të abuzohet me këto të dhëna, komisioneri iu përgjigj se: “Të dhënat mblidhen dhe përpunohen për objektin që janë mbledhur. Pas përdorimit këto të dhëna do të shkatërrohen”.
Dervishi u shpreh se “në parim duhen gjetur mjete dhe më mënyra që prekin sa më pak të dhënat e qytetarit”, në krahasim me marrjen e shenjës së gishtit.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus