Arrestimi i Allës, Balla: Nuk jemi zyrë avokatie! FBI shkon në banesën e Joe Biden
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbajti këtë të hënë një deklaratë për media, ku u pyet në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, për abuzime me tendera.
Balla në përgjigjen e tij tha se qëndrimi i Partisë Socialiste është i qartë, se nuk do të jetë zyrë avokatie për askënd. Ai theksoi se kushdo që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi individuale.
“Çdo javë apo çdo muaj ke një kryetar në vendin fqinj, anëtar në Bashkimin Evropian që ke raste të tilla. Kjo është një gjë që nuk ka të bëjë dhe nuk ka asnjë koment për këtë. E kemi thënë dhe e kemi stërthënë, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk është zyrë avokatie për askënd. Përgjegjësinë përballë ligjit e ka secili prej tyre. Qoftë kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar nga SPAK dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim dhe do të vijojë ta mbajë. Në SHBA FBI-ja shkon në Shtëpinë e Joe Biden, unë nuk di ndonjë që t’i thotë Partisë Demokratike amerikane se përse FBI-ja bastis banesën e presidentit”, tha Balla.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta