Reforma e pensioneve, qeveria e Macron përballet me votë mosbesimi

20 Mars 2023 | 13:20

Qeveria franceze do të përballet me dy vota mosbesimi të hënën për shkak të reformave për rritjen e moshës së pensionit.

Kryeministrja Elisabeth Borne përdori nenin 49:3 kushtetues për ta shtyrë projektligjin pa votim javën e kaluar.

Që atëherë, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Francës duke protestuar.

Mocionet e mosbesimit janë depozituar nga deputetët e qendrës dhe Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë, në parlament dhe ato do të mbahen në orën 16:00

Nëse mocionet e mosbesimit do të kenë sukses, presidenti Emmanuel Macron nuk do të rrezikoj të humbas punën e tij, por pozicionet e zonjës Borne dhe qeverisë do të rrezikoheshin. Macron ose mund të emërojë një qeveri të re ose të shpërndajë Asamblenë Kombëtare dhe të thërrasë zgjedhje të reja.

Ndërsa nëse mocionet e mosbesimit rezultojnë të pasuksesshme, projektligji për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 do të bëhet ligj.

Macron ka argumentuar se popullsia e moshuar e Francës e bën skemën aktuale të pensioneve të papërballueshme. Por ky nuk është një mendim që ndajnë të gjithë në parlament.

Aleatët e Macron janë në pakicë në dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare, por që mocionet e mosbesimit të kenë sukses, e gjithë opozita duhet të bashkohet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026