Avdullah Hoti: Vendi është në gjendje lufte me situatën e krijuar nga COVID-19
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vizitoi Klinikën Infektive në Prishtinë, e cila po përballet me një numër të madh të pacientëve të infektuar me COVID-19. Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Hoti përsëriti se vendi është në gjendje lufte me situatën e krijuar nga COVID-19 .Ai tha se do të angazhojnë staf shtesë që do të jetë në ndihmë të pacientëve.
“Bashkë me ministrin do të jemi këtu në vizita të rregullta dhe do të bëjmë të pamundurën që të gjithë pacientët të marrin ndihmën e duhur mjekësore”, u shpreh ai, raporton Kosova Press.
Ndërsa Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Berisha bëri të ditur se në këtë klinikë sot janë të shtrirë 106 pacientë, ku 60-70% prej tyre janë me oksigjen, dhe 6 pacientë me respiratorë.
Ajo tha se lirimi i disa pacientëve po mundëson hospitalizimin e të tjerëve.
Sakaq, mjeku Salih Ahmeti u shpreh se kjo është faza më e rëndë në menaxhimin e pandemisë, për shkak edhe të gripit sezonal.
Lexoni gjithashtu:
777 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë, mbi 8 mijë të tjerë të infektuar
Kufizime në 7 komuna të Kosovës, kundërshtojnë partitë kryesore të vendit
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet