Ministrja Anila Denaj e infektuar me COVID: Jam karantinuar, po ndjek udhëzimet e mjekëve
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka rezultuar e infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë Denaj nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se është karantinuar dhe se po ndjek udhëzimet e mjekëve.
Denaj iu bën thirrje qytetarëve që të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën, duke ruajtur edhe distancën sociale.
“Të dashur miq. Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.
Ju uroj shëndet të plotë!”, shkruan ministrja.
Ndërkohë në Shqipëri rëndohet nga dita në ditë bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri më dije një ditë më parë se 11 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën orët e fundit. Ndërsa, 140 të tjerë u raportuan të shëruar dhe 507 persona të tjerë rezultuan të infektuar.
Kështu totali i viktimave në Shqipëri nga COVID-19 ka shkuar në 590 (2.28% e totalit të rasteve).
Lexoni gjithashtu:
Njëmbëdhjetë viktima dhe mbi 500 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur