Gjykata Administrative i kthen kompanisë së Lulzim Berishës licencën për tregtimin e naftës

12 Nëntor 2020 | 10:32

Gjykata Administrative i ka kthyer kompanisë “Rajan 2007” në pronësi të Lulzim Berishës licencën për tregtimin me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tjera.

Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi, raporton se vendimi në favor të kompanisë së Lulzim Berishës është marrë tre javë me parë, konkretisht më 26 tetor. Ndërkohë më herët Gjykata e Posaçme i ktheu dhe makinën e blinduar të sekuestruar nga OFL-ja.

Operacioni “Forca e Ligjit” i bllokoi Lulzim Berishës në maj të këtij viti një sasi prej 1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës, por pas vendimit të Gjykatës Administrative, kjo sasi e bllokuar tashmë do t’i kalojë Lulzim Berishës.

“Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë  dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH”, njoftoi policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026