“Kemi ngarkesë të tepërt”, Basha bashkëbisedim me mësuesit: Qeveria ka dështuar

12 Nëntor 2020 | 12:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot me mësues, të cilët po përballen me vështirësi të shumta për shkak të pandemisë.

Ai tha se qeveria ka dështuar në planin e saj për të menaxhuar situatën për pandeminë. Kryedemokrati tha se shifrat tregojnë se të infektuarit po rriten çdo ditë, dhe se mësuesit vijojnë të punojnë në kushte të vështira.

Sipas tij, pavarësisht thirrjes së PD-së për të testuar mësuesit për Covid-19, qeveria nuk ka bërë asnjë hap para në këtë drejtim.

“Ne i propozuam disa hapa. Të bënte testim masiv për të gjithë mësuesit. Këtë nuk e shpikëm ne, por e bëri edhe Kosova. Pastaj testime periodik. Të merreshin masa si dezinfektimi i ambienteve, ujin e rrjedhshëm që vazhdon të mungojë. Qeverisë i ka dalë jashtë kontrollit pandemia dhe ka dështuar në menaxhimin e pandemisë”, tha ai.

Mësuesit gjatë bashkëbisedimit i thanë Bashës së po përballen me kushte të vështira. Ata shtuan se puna e tyre nuk vlerësohet sa duhet, pavarësisht ngarkesave dhe orëve të zgjatura.

“Kemi filluar një vit të vështirë, e nisëm me vullnet dhe me pasion, por ky pasion po keqpërdoret nga qeveria. Po shkelet apo rrezikohet shëndeti apo dhe deri tek jeta e mësuesit. Nuk vlerësohet puna e mësuesit. Ka ngarkesë të tepërt mësimore. Nuk na tremb, por nuk jemi vlerësuar sa duhet”, u shpreh një mësuese.

Gjithashtu z. Basha u zotua para mësuesve se brenda mandati katër vjeçar, Partia Demokratike do të arrijë ta bëjë realitet pagën minimale për arsimtarët në vlerën e 700 eurove.

“Qëllimi i përqasjes tonë do të jetë që brenda 4-vjeçarit tonë të parë rroga minimale e arsimtarit shqiptar të jetë 700 euro në muaj, minimalja. Dhe kjo, është plotësisht e mundur duke pasur parasysh emergjencën në të cilën gjendet ky sistem dhe duke pasur  parasysh rezervat financiare që do të krijohen kur një qeveri që ju përgjigjet njerëzve.  Kur flasim për dinjitetin e arsimtarit, dinjiteti fillon tek paga. Po s’pati pagë nuk ka dinjitet”, tha ndër të tjera Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026