Khamenei: Irani nuk është “i zemëruar” me evropianët
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se Republika Islamike nuk është “e zemëruar” me kombet evropiane dhe është e gatshme të punojë me to, nëse nuk “ndjekin verbërisht politikat amerikane”.
Në një fjalim në ditën e Vitit të Ri Persian, Khamenei i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete evropiane se kanë qenë mbrapa protestave të udhëhequra nga gratë, të cilat kanë nisur në shtator të vitit të kaluar.
Khamenei ka thënë se Perëndimi synon të izolojë Iranin, por që ky shtet i ka “forcuar lidhjet me Azinë 100 për qind, dhe do të vazhdojë ashtu”.
Sipas liderit iranian, marrëdhënia e Iranit me Perëndimin është “zbehur”, mirëpo “nuk jemi të zemëruar me Evropën, dhe jemi të gatshëm të punojmë me secilin shtet evropian, apo qeveri, që nuk e ndjek verbërisht politikën amerikane”.
Bashkimi Evropian dhe Britania kanë vendosur disa valë sanksionesh ndaj Iranit, për shkak se autoritetet iraniane kanë shtypur protestat e nisura qysh në shtator.
Protestat kanë nisur pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini sa ka qenë në mbajtje policore, e cila është ndaluar me arsyetimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 08:54 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse për protestuesit (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor