Stoltenberg: Vendet anëtare të NATO-s të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje vendeve anëtare të përshpejtojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, pasi shifrat e reja tregojnë se më pak se një e katërta po përmbush objektivin e aleancës.
Stoltenberg tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vitin e kaluar tregoi se bota është bërë më e pasigurt dhe se aleatët e NATO-s duhet të përgjigjen duke vendosur dhe përmbushur qëllime më ambicioze ushtarake, shkruan Euronews Serbia.
7 nga 30 vendet e aleancës përmbushën objektivin aktual për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen në vitin 2022, një më pak se në vitin 2021, para luftës në Ukrainë, sipas vlerësimeve në raportin vjetor të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, të publikuar sot.
Ai deklaroi se pritshmëria e NATO-s ishte që dy anëtarë të tjerë të përmbushnin objektivin, por ekonomitë e tyre u rritën më shumë se sa pritej, kështu që shpenzimet e tyre si pjesë e PBB-së u reduktuan.
“Nuk ka dyshim se ne duhet të bëjmë më shumë dhe ta bëjmë më shpejt. Ritmi aktual, kur bëhet fjalë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, nuk është mjaftueshëm i lartë. Mesazhi im për aleatët është se ne mirëpresim atë që kanë bërë, por ata kanë nevojë për të përshpejtuar, ata duhet të ndahen më shumë në një botë më të rrezikshme”, u tha Stoltenberg gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel.
LEXONI GJITHASHTU:
250-vjetori i SHBA-së, Trump: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
- 08:31 250-vjetori i SHBA-së, Trump: Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist
- 08:30 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët
- 08:23 Mbrojtësi i Egjiptit, Mohamed Hany bëhet lojtari i parë që shënon dy autogola në të njëjtën Kupë Bote
- 08:22 Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti i bashkëshortëve nga Kosova
- 08:18 Kolumbia mposhti Ganën 1-0, kualifikohet në raundin e 16-të të Kupës së Botës
- 08:15 Luftuan deri në sekondat e fundit, Kepi i Gjelbër eleminohet nga Kupa e Botës. Argjentina vijon rrugëtimin