Erdogan kandidon zyrtarisht në zgjedhjet e 14 majit
Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe aleatët e tij nacionalistë, kanë deklaruar zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit, me synim që të fitojnë edhe një mandat në pushtet.
Ky vendim ka nxitur debate të nxehta rreth asaj nëse kushtetuta ia lejon Erdoganit një mandat të tretë.
“Ligjërisht është e pamundshme që Erdogan të kandidojë sërish”, ka thënë politikani opozitar, Idris Sahin, të martën, duke shtuar se partia e tij DEVA do ta apelojë kandidaturën e Erdoganit.
Sipas Kushtetutës së Turqisë, një mandat presidencial zgjat pesë vjet dhe një president mund të ketë maksimumi dy mandate.
Erdogan është zgjedhur fillimisht president më 2014 dhe më pas është rizgjedhur më 2018.
Ai argumenton se kandidatura e tij është ligjore, pasi ligji për dy mandate në pushtet ka hyrë në fuqi më 2017, prandaj mandati i parë nuk numërohet.
Shumë vëzhgues i konsiderojnë zgjedhjet e majit si një prej proceseve zgjedhore më kritike në historinë e Turqisë.
Pas gati 20 vjetëve në pushtet, Erdogani do të garojë në kohën e vështirësive më të mëdha ekonomike në dekada, pa harruar edhe dëmet që kanë shkaktuar tërmetet e muajit të kaluar.
Rivali kryesor i Erdoganit është lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kılıçdaroğlu, i cili përkrahet nga pesë parti tjera opozitare, prandaj edhe i ka rritur shpresat e shumë votuesve për mposhtje të Erdoganit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë