Macron nuk tërhiqet: Reforma e pensioneve është domosdoshmëri
Me tone sfiduese, presidenti francez Emmanuel Macron ka mbrojtur vendimin e tij për të rritur moshën e pensionit, pavarësisht protestave që kanë përfshirë Francën dhe kalimit të dy votëbesimeve.
“Kjo reformë nuk është një manovër luksoze, nuk bëhet nga kënaqësia, ajo është një vendosmëri”, ka deklaruar Macron.
Deklaratën e tij, shefi i pallatit Elize e bëri të mërkurën, në daljen e parë televizive që nga nisja e protestave, e transmetuar nga televizionet kryesore franceze.
Ai theksoi se protestuesit kanë të drejtë të mbushin rrugët për të manifestuar zemërimin e tyre, por aktet e dhunës sipas tij janë të papranueshme.
“Mendoni se gëzohem nga miratimi i kësaj reforme? Jo”, tha Macron, duke shtuar se nuk mund të heqë dorë nga çështja pavarësisht rënies së popullaritetit të tij.
Franca ka një sistem pensionesh ku punonjësit paguajnë për t’u tërhequr. Presidenti vuri në dukje se kur nisi punën ishin 10 milionë pensionistë francezë, ndërsa tani janë 17 milionë.
“Sa më gjatë të presim, aq më shumë do përkeqësohet deficiti. Është koha të lëvizim, t’i rikthehemi dialogut me sindikatat dhe të gjitha forcat politike që janë të gatshme të mbështesin diçka të tillë”, tha Macron.
Të martën, Franca kaloi ditën e gjashtë të protestave ku u verifikuan disa qindra arrestime në një seri qytetesh. Një raund i ri protestash dhe grevash kombëtare do të mbahet ndërkohë ditën e enjte.
LEXONI GJITHASHTU
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin