Macron i ‘mbijeton’ mocionit të mosbesimit në Francë

21 Mars 2023 | 07:18

Qeveria franceze i mbijetoi dy mocioneve të mosbesimit të paraqitura nga ligjvënësit e opozitës, pasi presidenti Emmanuel Macron përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të kaluar reformën e pensioneve pa votim në parlament.

Reforma e pensioneve tanimë është miratuar sipas ligjit francez, por deputetët e opozitës janë zotuar të vazhdojnë luftën e tyre kundër ligjit të ri të diskutueshëm, shkruan France 24.

Propozimi mblodhi 278 nga 287 votat e nevojshme për të rrëzuar vendimin e qeverisë.

Mocioni i dytë i mosbesimit, i paraqitur nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë, gjithashtu nuk kaloi.

Në të gjitha qytetet franceze është protestuar kundër projekt-ligjit që synon të rrisë moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, duke lënë tre persona të plagosur dhe duke vënë në lëvizje autoritetet, të...
18:39 | 30/06/2026

“Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai nuk fliste as anglisht dhe...
18:36 | 30/06/2026

Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë

Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit...
18:33 | 30/06/2026