Vuçiç krahasoi Kosovën me Nagorno-Karabak, gazetari: Është vazhdues i politikës së Millosheviçit
Gazetari Asllan Bajrami ka komentuar në “Good Morning Albanians”, deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili e krahasoi konfliktin me Kosovën, me atë të Nagorno-Karabak.
Bajrami tha se deklaratat e Vuçiçit ishin të pritshme, pasi ai vazhdues i politikës së Millosheviçit.
“Deklaratat e Vuçiçit nuk mund të jenë të tjera përveç ato që artikuloi një ditë më parë. Ai është vazhdues i politikës së Millosheviçit dhe nuk mund të na befasojë.
Prandaj në këtë kontekst ka ripërsëritur klauzolat e mirënjohura, projektet anti-shqiptare, që u propozuan 200 vjet më parë, por riaktivizuan në vitet ‘90”, u shpreh Bajrami.
Ai theksoi më tej se Serbia paraqet një rrezik për sigurinë në rajon dhe Europë.
“Duan të lënë një përshtypje që Serbia është ajo që reflekton për paqen për sigurinë, por ajo po bën të kundërtën.
Shfrytëzon momentet siç janë zgjedhjet në SHBA, fillimi i procesit në Dhomat e Specializuara për të krijuar një përshtypje se pa një ndërhyrje të tillë në opinion e brendshëm serb nuk mund të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për Beogradin.
Serbia gjithmonë ka insistuar për një ndarje të Kosovës. Serbia është ajo që insiston të krijojë një situatë të paqartë dhe përpiqet që të bindë edhe bashkësinë ndërkombëtare se është në të drejtën e saj. Paraqet një rrezik për sigurinë në rajon dhe Europë”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Vuçiç krahason Kosovën me Nagorno-Karabak dhe kërcënon me luftë
Fundi i luftës në Kosovë, NATO i dha fund luftës por qindra persona janë ende të zhdukur
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës