Skandali, karateistët e Kosovës nuk lejohen në Spanjë me simbolet shtetërore

22 Mars 2023 | 20:52

Për shkak të mosnjohjes së Kosovës si shtet nga Spanja, Përfaqësuesja e Karatesë nuk është lejuar të garojë e barabartë me garuesit tjerë në Kampionatin Evropian, që nisi sot në Guadalajara të Spanjës.

Atyre iu është kumtuar lajmi nga organizatori se institucionet vendase nuk e kanë lejuar organizatorin që të shfaq simbolet shtetërore.

Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh është duke përjetuar diskriminimet e sportistëve të Kosovës nga shtetet, të cilat ende e përziejnë sportin me politikën.

Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Avni Gashi tha në një intervistë për Euronews Albania se kanë reaguar në instancat evropiane që kanë shprehur pafuqinë për të ndikuar në institucionet spanjolle.

“Kërkesa ka qenë që të mos ketë simbole as në veshje, as në palestër. Duhet të ishte flamuri dhe himni në rast medaljeje. Për tërheqje është vonë se ndeshjet kanë nisur. E vetmja gjë që mund të bëjmë është që këto diskriminime t’i kthejmë në forcë, pasi këto gjëra po përsëriten. E  njëjta gjë ndodhi pak kohë më parë edhe në Qipro, ndërkohë që qeveria spanjolle nuk na mundësuar as viza. Njoftimi nuk ka qenë paraprak por në momentet e fundit”, tha Gashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023