Spahiu: Rama i pafuqishëm të mbrojë të vetët, ndaj thotë që PS s’është zyrë avokatie
Juristi,Kreshnik Spahiu, ishte i ftuar këtë të mërkurë në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Now” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me arrestimet e SPAK në radhët e zyrtarëve të lartë socialist.
Spahiu theksoi se kryeministri Rama është i pafuqishëm t’i mbrojë “të vetët” përballë drejtësisë së re dhe ndaj deklaron se Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie për askënd.
Ai theksoi se në momentin që kryeministri u mundua të përdorte partinë për të mbrojtur ish-ministrin Saimir Tahiri, hyri në konfrontim me amerikanët dhe u detyrua që më pas t’a “lëshonte”.
“Unë dyshoj shumë që vetë Edi Rama të ketë dorë që t’i procedojë të gjithë këta njerëz. Unë mendoj që Edi Rama në këtë moment është i pafuqishëm që t’i mbrojë ata. Kjo është arsyeja që deklaron që PS-ja nuk është studio avokatie sepse Edi Rama kur ka dashur të bëjë studion e avokatisë në partinë e vet e ka bërë dhe Partia Socialiste publikisht para kamerave u bë studio avokatie për Saimir Tahirin dhe refuzoi Prokurorinë për ta arrestuar.
E lëshuan sepse hyri në një konfrontim me amerikanët. Doni t’ua kujtoj dhe ku? Doli në një hotel dhe deklaroi, këta ambasadorë që nuk jua vë në pullë njeri në vendin e tyre vijnë na bëjnë karshillëk këtu. Pas një jave ia tendosën dhe nuk ia tendosi Edi Rama, por përfaqësuesit amerikanë shkonin në çdo seancë gjyqësore,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)
Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
- 21:18 Republikanët amerikanë po largohen nga Izraeli, Netanyahu rrezikon të humbasë mbështetjen më të fortë
- 21:15 Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 21:02 Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
- 20:47 Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit