Raporti i Dick Marty, Basha: Duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të fshehur të vërtetën tonë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish për raportin e Dick Marty, që ngriti dyshime për krime lufte nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryredemokrati thekson se së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, apo për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës.
“Ne nuk mund të heshtim apo të qëndrojmë duarkryq ndaj pandëshkueshmërisë së personave përgjegjës për krimet çnjerëzore të bëra ndaj shqiptarëve, gjatë regjimit të Millosheviçit.
Të gjithë së bashku, duhet t’i japim fund tentativave të Serbisë për të rishkruar historinë, për të fshehur të vërtetën tonë historike e për të njollosur luftën e lavdishme çlirimtare të Kosovës”, shprehet Basha. Ndërkohë ka publikuar edhe një video me deklaratat e tij për këtë çështje.
Ky reagim i Bashës vjen një ditë pasi Qendra në Shqipëri e Lëvizjes Vetëvendosje i drejtoi një kërkesë zyrtare institucioneve më të larta në vend, ku kërkohet miratimi i një rezolute për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Lexoni gjithashtu:
VV Shqipëri kërkon rezolutë për dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
Rama dhe Basha akuza njëri-tjetrit për pandeminë dhe raportin e Dik Martit
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)