Protesta të dhunshme kundër reformës së pensioneve në Francë
Mbi 1 milion njerëz protestuan në Francë, të enjten, kundër reformave të pensioneve. Në Paris, disa protestues që po mbanin maska të zeza u përplasën me policinë, pasi sulmuan të paktën dy restorante, një supermarket dhe një bankë.
Policia, e goditur nga kokteje molotovi dhe sende të forta, përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një mjegull gazi lotsjellës mbuloi një pjesë të Pallatit të Operës, ku protestuesit u mblodhën në fund të marshimit.
Sipas Ministrisë së Brendshme, ishin rreth 1,500 protestues të dhunshëm, shkruan REL.
Dhuna shpërtheu edhe në marshime të tjera, veçanërisht në qytetet perëndimore të Nantes, Renes dhe Lorient – ku një ndërtesë administrative u sulmua, si dhe iu vu zjarri oborrit të komisariatit të policisë.
Protesta të dhunshme pati edhe në qytetin në Lion, në juglindje të Francës.
Ministria e Brendshme tha se marshimi në Paris mblodhi 119,000 njerëz, që ishte një rekord për kryeqytetin gjatë protestave kundër reformës së pensioneve.
Sondazhet thonë se shumica e francezëve e kundërshtojnë projektligjin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, gjë që ai thotë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje