Daçiç përplaset me ambasadorin amerikan: Po ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka hedhur akuza të forta ndaj ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Duke iu referuar një takimi që Hill ka zhvilluar me ish-prokurorë, Daçiç tha se kjo është një “ndërhyrje e pështirë” në punët e brendshme dhe sovranitetin e Serbisë.
Arsye është takimi i Hill me Bojana Savoviç dhe Jasmina Paunoviç, prokurore në Prokurorinë e Lartë në Beograd, të cilat së fundi janë transferuar në një departament tjetër me urdhër të Prokurorit të Lartë, Nenad Stefanoviç.
“E di se fuqitë e mëdha mendojnë se mund të bëjnë çdo gjë, por imagjinoni si do të dukej nëse Marko Gjuriç do ta takonte një prokuror apo gjykatësi në ambasadën tonë në SHBA”, ka thënë Daçiç për Tajung, pasi që njoftimi për takimin është publikuar në llogaritë zyrtare të SHBA-së në rrjete sociale.
Daçiç ka vlerësuar se ky veprim i Hill është në “kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëllimin për të krijuar marrëdhënie të mira bilaterale”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta