Kurti: Ja garancia që më dhanë SHBA-BE për marrëveshjen me Serbinë

23 Mars 2023 | 12:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raportuar në Kuvend në lidhje me takimin që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fjalës së tij, Kurti u shpreh se ka marrë garanci nga SHBA dhe BE për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë.

Kurti nënvizoi se nëse do të ketë bashkëpunim, do të ketë lehtësira për rrugën në BE si dhe mbështetje financiare.

“Duhet të ketë njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve shtetërore përkatëse, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore. Do të shkëmbejmë misione të përhershme, në thelb, ambasadat me një emër tjetër.

Serbia i ka pranuar të gjitha këto më sipër, kjo natyrisht është njohje de facto të vendosur në formë të shkruar dhe në një status të pakthyer tashmë sepse Bashkimi Evropian dhe Shtetete e Bashkuara të Amerikës janë garantues për përhershmërinë e saj kohore. Të gjitha këto detyrime janë në fuqi. Shtetet që bashkëpunojnë do të marrin një nxitje në procesin e tyre përkatës të prnaimit në BE dhe mbështetje financiare”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026