Normalizimi i marrëdhënieve, Kurti: ‘Tuneli është ende i gjatë, por po i vjen fundi’

23 Mars 2023 | 11:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raportuar në Kuvend në lidhje me takimin që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fjalës së tij, Kurti u shpreh se që nga fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, normalizimi i plotë nuk është pjesë e premtimeve verbale, por i atyre me shkrim.

“Që nga fillimi i mandatit tim jam zotuar ta riformatoj dialogun në një mënyrë të tillë që ta shndërroj atë në një proces të rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare me Serbinë, pra një dialog ku jemi të barabartë dhe të cilin e karakterizon simetria. Nga 9 shtatori, kur na u prezantua drafti fillestar i propozimit franko-gjerman, kemi hyrë në formatin e ri të dialogut.

Kjo gjë u paralajmërua në takimin e 18 gushtit, kur pika e parë e agjendës sihte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Për herë të parë, që nga fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, normalizimi i plotë nuk është pjesë e premtimeve verbale, por i atyre me shkrim. Tuneli është ende i gjatë, por unë besoj se atij po i vjen fundi”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026