E rëndë në Greqi, fëmija 7-vjeçar qëllon me pushkë motrën e mitur

24 Mars 2023 | 10:34

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Greqi, ku një vajzë e moshës 10-vjeçe u qëllua me armë zjarri nga vëllai i saj 7-vjeçar.

E mitura u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve të Patrës, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Sipas të dhënave paraprake nga mediat greke, fëmijët kanë qenë duke luajtur jashtë shtëpisë së tyre, kur 7-vjeçari ka gjetur brenda shtëpisë pushkën e gjyshit të tyre.

Pa u vënë re nga nëna e tij që ndodhej në atë moment në shtëpi, ai doli jashtë dhe qëlloi me pushkën e mbushur ndaj motrës së tij.

Fatmirësisht plumbi e kapi në pjesën  këmbëve.

10 vjeçarja u dërgua fillimisht në Spitalin e Amaliadës ku i është ofruar ndihma e parë, por për shkak të plagës së rëndë ajo është dërguar për ndërhyrje më të specializuar në spitalin e Patrës.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026