Ligji për metrologjinë, Meta: Të hetojë SPAK, shteti po heq dorë nga një shërbim publik

13 Nëntor 2020 | 16:16

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje të përsëritur SPAK-ut të nisë menjëherë hetimet për ligjin e metrologjisë pasi ia ktheu Kuvendit për rishqyrtim. Meta e cilësoi si antikushtetues ligjin për matjen e cilësisë së hidrokarbureve pasi sipas tij përmes këtij ligji, shteti heq dorë nga një shërbim publik.

“E ktheva këtë ligj dhe dje njoftova SPAK për nisjen e hetimeve të procesit të draftit dhe propozimit të këtij projektligji.”

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, ndryshe nga herët e tjera presidenti u shfaq me maskë, ndërsa bëri thirrje për rritje të testimeve.

“Duhet të merren masa për të frenuar këtë situatë. Është tepër e domosdoshme që qytetarët të testohen, që të mbrojnë veten dhe familjarët. Qytetarët duhet të trajtohen me protokolle mjekësore të qarta që shëndeti i tyre të mos jetë objekt improvizimesh që kërcënon jetën e tyre dhe kthehet në biznes për të tjerët”, tha kreu i shtetit.

Nga ana tjetër Meta e cilësoi si turp, propozimin e maxhorancës për ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar akuzat e Dick Marty.

“Ky është problem serioz, nëse ka një parlament serioz, nëse është një bandë le ta miratojnë.. Kjo është turpi më i madh që bën Kali të Trojës sepse dihet kush i fabrikoi akuzat e Dick Martin se cilat vende dhe shtete e mbështetën dhe sponsorizuan se kërkon të fusë përçarjen mes shqiptarëve. Ca mund të them më shumë”, tha Presidenti.

Përpos këtyre ngjarjeve, Presidenti Meta i tërhoqi vëmendjen Qeverisë duke thënë se në këtë situatë pandemie nuk është koha për tenderë dhe PPP.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026