Korreshi: Skandal! Demokratët e kanë luftën me njëri tjetrin, jo me Ramën
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi tha në një intervistë për Euronews Albania se demokratët nuk janë të motivuar për të votuar PD-në sepse nuk e dinë se ku po shkon kjo parti.
“Ti po i detyron demokratët të shkruash një sigël që s’është e Partisë Demokratike sepse nuk ka emra individësh në Këshill, është sigla. Ti po i detyron demokratët de facto sot të mos votojnë siglën e Partisë Demokratike. Kjo po ndodh. Të paktën Partia Demokratike zyrtare të ruajë votën e vet dhe të forcojë bashkëpunimin.
Unë uroj të jem 100% gabim, por mënyra si po shkon dhe lufta aq e fortë që po bëhet , po ndodh një skandal i vërtetë në sensin që demokratët vazhdojnë ta kenë me veten më shumë se me Ramën dhe Ramës i themi o xhaxhi a të keqen mos e përdor administratën. Pse kështu bëhet?! Kështu fitohet?! Këtë po prisnin shqiptarët?! Nëse kemi vajtur te kjo, vetëm sa kemi ndërruar kryetarin,” – u shpreh Korreshi.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Keni lozur me opozitën”, Korreshi: Rama të japë shpjegime për çështjen McGonigal
- Përjashtimi i deputetëve nga Kuvendi, Korreshi: S’ia mbyllin dot gojën opozitës
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 18:45 Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve, Rama kryeson delegacionin
- 18:37 Kryenegociatori iranian paralajmëron SHBA-në: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin
- 18:36 Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan