Ish-kreu i ISHP jep alarmin: Shumë të infektuar mjekohen në mënyrë të gabuar
Besnik Jakaj, ish-drejtor i Institutit të Shëndetit Publik thotë se, shumica e të infektuarve me COVID-19 e kalojnë virusin pa shenja, por ai thotë se problem mbeten personat më imunitet të dobët.
“Personat vulnerabël, ata që janë më të dobët, stina e vjeshtës i ngarkon dhe me virozat e tjera mbi vendoset”, tha ai.
Z. Jakaj nga ana tjetër foli edhe për një panik jo real gjë që ndikon për keq pasi ul imunitetin tek njerëzit.
Gjithashtu tha se, qeveria nuk e ka menaxhuar mirë situatën e pandemisë duke thënë se një nga gabimet ishte mos përfshirja e mjekut të familjes dhe mos testimi masiv.
“Ka një keq menaxhim. Në mënyrë të vazhdueshme qeveria kanë bërë më shumë propagandë dhe kanë bërë menaxhim të centralizuar. U vonua përfshirja e mjekut të familjes. Nuk ka pasur testim masiv pasi kjo do të sillte ndërprerjen e përhapjes masive”, shtoi ai.
Ish-kreu i ISHP-së tha se kemi kolaps spitalor sa i takon trajtimit të pacientëve duke theksuar se nuk është vetëm çështje shtretërish.
“Ka shkuar në një kolaps në kuptimin e plotë sistemi spitalor sepse nuk mjaftojnë spitalet covid-1, covid-2 dhe covid-3, nuk është çështje shtretërish por është çështje menaxhimi.
Trajtimi i pacientëve në spitalet rajonale nuk do të krijonte këtë hinkë në spitalet covid dhe nuk do të krijonte këtë panik në popullatë që presin me orë të tëra në ambulancë. E gjitha është një keq menaxhim”, tha z. Jakaj.
Ai shprehu shqetësim edhe për personat që po mjekohen në kushtet e shtëpisë pasi tha se po trajtohen me telefonata dhe whatsapp.
“Ka shumë që janë në oksigjenoterapi në kushte shtëpie, por këtë gjë në rastin më të keq duhet ta monitorojë mjeku kurse në rastin më të mirë re minatori, por vetë qytetarë trajtohen me këtë terapi pa bërë një bilanc”, përfundoi mjeku.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet