Franca në protestë, Macron heq orën luksoze gjatë intervistës televizive

24 Mars 2023 | 22:04

Presidenti francez Emmanuel Macron është kritikuar pasi hoqi një orë luksoze gjatë një interviste për ndryshimet e pensioneve.

Franca është përfshirë nga protesta dhe greva për vendimin e Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64.

Përfaqësuesit e Macron thanë se presidenti hoqi orën sepse ajo “po trokiste mbi tavolinë”.

Por kritikët e tij kanë pohuar se ora tregon se ai është jashtë kontaktit me publikun, shkruan BBC.

Disa pretenduan se ajo vlente deri në 80.000 €, por Pallati Elysée tha se kjo nuk ishte e saktë.

Incidenti ndodhi gjatë një interviste të mërkurën, kur Macron po justifikonte arsyet e tij për rritjen e moshës së pensionit.

Teksa mbështeti parakrahët në tavolinë, u dëgjua një zhurmë.

Presidenti më pas vendosi duart nën tavolinë ndërsa vazhdonte të fliste. Kur i ngiti përsëri, ora ishte hequr.

Ekipi i tij këmbënguli se heqja ishte krejtësisht e pavetëdijshme. Por ora që mungonte tërhoqi shpejt vëmendjen e kritikëve të tij.

Clémence Guette, një deputet i partisë së majtë të opozitës La France Insoumise, ka marrë pjesë në protestat kundër reformës së pensioneve.

Ajo shkroi në Twitter se ndërsa presidenti po pretendonte se fituesit e pagës minimale kishin fuqi blerëse të paprecedentë, “imazhi përfundimtar” ishte ai “duke hequr orën e tij të bukur luksoze”.

“Presidenti i të pasurve nuk e ka veshur kurrë kaq mirë emrin e tij”, tha kolegia e saj, Farida Amrani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026