Selanik| Shqetësimi për rritjen e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

25 Mars 2023 | 13:59

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Margaritis Schinas ripërsëriti mbështetjen e fortë të BE për Ballkanin Perëndimor në Konferencën “Roli i lajmeve në realitetin e ri ballkanik” të zhvilluar në Selanik, Greqi.

Schinas, i cili ka edhe portofolin e Komisionerit Europian për Promovimin e Mënyrës Evropiane të Jetesës, pohoi se këtë mbështetje e dëshmoi fort dhe organizimi në Tiranë i Samitit të Bashkimit Europian për herë të parë jashtë Brukselit.

Duke i’u referuar luftës së Komisionit Europian kundër dezinformimit Zëvendëspresidenti i KE tha se “ne po bëjmë sa mundemi për të afruar Ballkanin Perëndimor, por manipulimi dhe keqinformimi i debatit publik nga influeca malinje të huaja nuk ka qenë kurrë më i pranishëm në Ballkanin Perëndimor se sa sot. Në luftën ndaj këtij fenomeni shoqëria civile dhe media kanë rol kyç”.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Margaritis Schinas

Në panelin e  Konferencës së Selanikut e ftuar për të dhënë opinionet e saj ishte dhe Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi.

“Jemi dëshmitarë se paralel me vërshimin informativ ecën dhe çrregullimi informativ, që stimulon dezinformimin dhe propagandën, duke i paketuar ato si produkte mediatike për publikun”, nënvizoi Krasniqi, e cila shtoi se Inteligjenca Artificiale duhet përdorur si hov për zhvillimin e lirive dhe jo në dëm të tyre.

Kryetarja e AMA-s theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të përfitojë nga aktet më të fundit që ka miratuar dhe do miratojë BE-ja në fushën e medias, sikurse është, Akti Europian për Lirinë e Medias, Direktiva për Shërbimet Dixhitale, Lufta kundër Dizinformimit dhe Rekomandimi për Mbrojtjen e Gazetarëve, si instrumente shumë të vlefshëm për të cilët nuk ka pse të pritet për implementimin e tyre deri kur të anëtarësohemi në familjen europiane.

Mbështetjen e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën europiane të rajonit e shprehu edhe Zëvëndësministri i Maqedonisë dhe Thrakisë, Stavros Kalafatis. Kalafatis, duke u ndalur tek rëndësia e lajmeve, bëri apel për një front të bashkuar kundër dezinformimit.

Gjithashtu në panel mbajti fjalën e tij edhe Sekretari i Përgjithshëm për Komunikim dhe Informim në Greqi, si dhe profesionistë të fushës së medias, përfaqësues të botës akademikë dhe njohës të zhvillimeve më të fundit në këtë sektor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026