‘Privatët të lidhur me farmacitë’, Rama: Mos blini ilaçe në kushtet e shtëpisë

14 Nëntor 2020 | 15:12

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Vlora opozitën, e cila sipas tij, shpresën e fundit për t’u kthyer në pushtet e ka varur te virusi i padukshëm. Sipas kryeministrit, e opozita po pret që sistemi shëndetësor të bjerë në kolaps e njerëzit të mos gjejnë shtrat ku të shtrohen.

Për shefin e qeverisë, opozita bën propagandë ndërsa realiteti i spitaleve është krejt ndryshe.

“Propagandë bëjnë ata të cilët flasin dhe tregojnë një realitet që nuk është realiteti i spitaleve tona sot, ndërkohë që ne tregojmë me transformimin në realitet se jemi absolutisht sot në lartësinë e një sfide, që është sfidë për mbarë njerëzimin.

Në çdo spital ku në atë kohë ishte e vështirë të dalloje kush ishte mjeku, infermierja, familjarët, kalimtarët dhe shitësit që në të njëjtën kohë bënin tregti nëpër spitale.

Ashtu sikundër në atë kohë ishte e pamundur të imagjinoje se në Shqipëri do të kishte spitale jo vetëm të mirëpajisur, po që do t’u përgjigjeshin pacientëve me çdo protokoll, pa e detyruar këdo që të vinte me çarçaf e batanije me vete”, tha kreu i qeverisë gjatë aktivitetit ‘Deputeti që duam’, në qytetin e Vlorës.

Thirrjen e opozitës dhe presidentit për shtimin e testeve, Rama e injoroi duke argumentuar se kjo strategji nuk e ka ndërprerë zinxhirin e infeksionit.

Por, kreu i ekzekutivit bëri apel që qytetarët mos kërkojnë të bëjnë tampon apo të shpenzojnë për barna orientimin e mjekut.

“Kur je në kushtet e shtëpisë nuk ke pse shkon edhe mbyt veten me ilaçe…Mos blini ilaçe kot. Në Itali problemi është që privatët të ngarkojnë me ilaçe, janë të lidhur me farmacitë”, tha kryeministri.

Sulmet në bllok për Metën, Bashën e Kryemadhin dhe votat për mandat të tretë, ishin pjesë e vijimit të fjalimit të kryemistrit në takimin “Deputeti që duam”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026