Debatuan në gjendje të dehur dhe kundërshtuar policinë, pezullohen 3 efektivë
Tre punonjës të policisë së Tiranë janë pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të policisë së shtetit Tonin Vocaj.
Janë pezulluar nga detyra: Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1; Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2; D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.
“Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi: Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit