Basha nxjerr shifrat: Me Ramën jemi të fundit në rajon, për ndihmën direkte për ekonominë

15 Nëntor 2020 | 09:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në Twitter ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama. Basha thekson se me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë këtu edhe ndihmën direkte për ekonominë, ndërkohë ka publikuar edhe një grafik. 

“Me Ramën jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për ekonominë. Por jo dhe shumë gjatë! Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje shqiptare dhe do të sjellim shpresë të re për vendin”, shkruan Basha.

 

 

Ditët e fundit Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë replikuar në distancë për situatën e pandemisë në vend. Nga ana e Bashës nuk kanë munguar akuzat për qeverinë, pasi sipas tij spitalet janë në kolaps. Ndërsa, Rama është shprehur i prerë se kjo është një politikë e mjerë dhe se kryedemokrati ëndërron katastrofën.

 Lexoni gjithashtu: 

Pandemia, Basha sulmon Ramën, kryeministri: Çfarë politikë e mjerë, ëndërron katastrofën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026