Vijojnë shifrat e larta në rajon, rriten fatalitetet në Shqipëri, Kosovë e RMV, spitalet në limite
Vijon të jetë e rënduar situata e COVID-19 në vendin tonë.
Në përditësimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë raportohen 532 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Tirana vijon të jetë qyteti më i prekur me 191 raste vetëm në ditën e sotme.
Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 389 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
Ndërkohë që situata problematike paraqitet edhe në Kosovë teksa në përditësimin e fundit janë raportuar 765 raste të reja me COVID-19 .
I lartë edhe numri i viktimave pasi 11 persona nuk mundën t’i mbijetojnë coronavirusit.
Situatë e rënduar paraqitet gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan mbi 1000 persona të infektuar ndërkohë që 18 persona kanë humbur jetën.
Lexoni gjithashtu:
7 viktima dhe 532 raste të reja nga COVID-19 në Shqipëri, rekord pacientësh të shtruar në spital
11 viktima dhe 765 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë