Spahiu: Opozita shqiptare do bashkohet një ditë, por pa Sali Berishën

26 Mars 2023 | 16:04

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se opozita shqiptare do të bashkohet një ditë por pa Sali Berishën.

Në një intervistë për Euronews Albania ai nënvizoi se opozita shqiptare është në pikën më të dobët në 32 vite.

Ndër të tjera Spahiu theksoi se Sali Berisha nuk ka zgjidhur problemet personale e jo më problemet e opozitës.

“Opozita shqiptare është në pikët më të dobët të 32 viteve. Opozita duhet të bashkohet. Opozita do të bashkohet një ditë por bashkimin e opozitës nuk duhet ta bëjë Berisha.

Opozita do të bashkohet një ditë pa Berishën Një kryetar që nuk zgjidh hallet e veta nuk do të zgjidh hallet e Shqipërisë. Një Berishë që nuk zgjidh problemet personale nuk do të zgjidh problemet e Shqipërisë. Berishës i ka humbur treni kohor i jetës së tij. PD  zyrtare me vulë ashtu si PD zyrtare pa vulë kanë të njëjtin koncept.

PD me vulë nëse nuk hapet jashtë strukturave të saj, qarkullon me ata emra ajo vetëm do të zvogëloj veten e saj, do të vij drejt shpërbërjes dhe do të jetë e pamundur që të bashkojë faktorin opozitar. Të jesh kryetar i PD-së nuk do të thotë se je kryetar i opozitës. Alibeaj nëse është anti-Berishë duhet të demonstroj se ka një strategji dhe një vizion ndryshe nga Berisha. Unë do të vlerësoj 14 Majin për të parë rezultatin e PD-së me vulë dhe PD-së pa vulë. Padyshim luftën me Ramën e kanë humbur dhe në zgjedhje ata luftojnë njëri-tjetrin”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023