Gazetari: Alibeaj ka frikë të futet në zgjedhje, e do Berishën si alibi për humbjen
Gazetari Gëzim Saliu tha se Alibeaj po kërkon të negociojë me grupin e Berishës për zgjedhjet në mënyrë që ta ketë atë si alibi për humbjen.
I ftuar në Euronews Albania, gazetari Saliu tha se Enkelejd Alibeaj, si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike i frikësohet futjes në zgjedhje me kandidatët e tij, ndërsa nëse futet me kandidatët e Berishës ai do të ketë një alibi të mirë për të legjitimuar humbjen.
“Sipas meje çdo gjë ka ardhur me vonesë nga grupimi i zotit Alibeaj. Negociatat dhe kërkesat për negociata kanë ardhur vetëm pasi zoti Alibeaj mori vulën. Para kësaj ai ka qenë tepër anatagonist. Nuk ka pasur kërkesa për negociata kur kanë dalë kandidatët e primareve. Tani erdhën këto kërkesa dhe sipas meje këto kërkesa vijnë se zoti Alibeaj ka frikë të futet në fushën e betejës me kandidatët që ka zgjedhur vetë sepse e di fare mirë që mund të dalë parti e dytë, e tretë dhe nuk mund të fitojë asnjë bashki.
Kështu duke ndarë përgjegjësinë me zotin Berisha, zoti Alibeaj do të kishte një alibi të paparë në fund të zgjedhjeve se do thoshte u bashkuam me zotin Berisha, ja çfarë ndodhi kur na kërkuat të bashkohemi me non gratën dhe nuk arritëm të fitonim bashkitë që duhet.
Sipas meje siç është grupimi i Alibeaj dhe me mënyrën se si po përzgjedh të nxjerrë kandidatët e shikoj fare të vogël ndikimin që mund të ketë në zgjedhje, por është vendim që ndikon te opozita në tërësi”,-tha për Euronews Albania gazetari Gëzim Saliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë