Spahiu: Deklaratat raciste të Londrës për shqiptarët, si Hitleri për çifutët

26 Mars 2023 | 16:48

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se retorika e Londrës për shqiptarët është e njëjtë si e Hitlerit për hebrenjtë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se deklaratat raciste ndaj shqiptarëve janë totalisht të papranueshme, ndërsa shpjegoi dhe dy qëndrimet e kreut të qeverisë Edi Rama në Londër.

“Kishte dy qëndrime të Ramës, një qëndrim retorik i cili teorikisht kundërshtoi ashpër racizmin e reflektuar  nga ministrja e brendshme britanike dhe nga kryeministri britanik dhe nga ana tjetër një marrëveshje për rikthimin e emigrantëve.

Kush ka dëgjuar kryeministrin britanik në retorikën e tij anti-shqiptare, pa dyshim do të kujtonte racizmin e Hitlerit në Bundestag kundër hebrenjve. Retorika naziste kundër hebrenjve  që cilësoheshin si e keqja e Gjermanisë, si kriminelë si trafikant, ishte e njëjtë. Retorika e Londrës i përngjante retorikës së Hitlerit kundër hebrenjve, dhe kjo është totalisht e papranueshme”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023