Bota e kinematografisë italiane në zi, ndërron jetë aktori i njohur
Bota e kinematografisë italiane është në zi, pasi ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Ivano Marescotti.
Marescotti vdiq pasditen e së dielës në Villanova di Bagnacavallo, në banesën e vendlindjes së tij, në provincën e Ravenës, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Marescotti pati një karrierë të gjatë me dhjetëra çmime dhe nominime. Ai e nisi punën si aktor në moshën 30-vjeçare dhe e mbylli pak më shumë se një vit më parë, moment kur iu dedikua dhe shkollës “Teatro Accademia Marescotti”, ku ofronte mësime aktrimi.
Ndër filmat më të fundit përfshin “Bar Giuseppe” me regji të Giulio Base. Gjatë karrierës së tij, Marescotti bashkepunoi me emra te njohur si Checco Zalone, Roberto Benigni, Marco Risi, Daniele Luchetti, Carlo Mazzacurati, Ridley Scott, Anthony Minghella dhe Gabriele Muccino.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:38 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet