Atentati ndaj biznesmenit, gjykata liron nga burgu një nga të akuzuarit

15 Nëntor 2020 | 17:28

Gjykata e Apelit të Tiranës ka zbutuar masën e sigurisë për Mariglen Matohiti, i dyshuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, Andon Dhima.

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, u bë nga vetë prokuroria.

Matohiti u arrestua nga policia më 21 tetor, i dyshuar si bashkëpunëtorë në atentat.

Në banesën e tij policia gjeti dhe një armë që dyshohet se do të përdorej në atentatin ndaj biznesmenit Dhima.

Por, tashmë sipas Prokurorisë nuk ka pasur prova që të implikonin të riun si të përfshirë në atentatin ndaj Dhimës.

Ndërkohë në burg në masën “arrest në burg” mbeten tre të arrestuarit e tjerë, Grid Leno, kunati i Matohitit, Albin Hoxha dhe Ene Hoxha.

 

Lexoni gjithashtu:

Pamjet e autorëve të dyshuar pas atentatit të dështuar ndaj biznesmenit

Gjykata lë në burg të dyshuarit si vrasës me pagesë ndaj biznesmenit Dhima

Të dyshuarit si vrasës me pagesë që po i organizonin atentatin sipërmarrësit në Tiranë

VIDEO: Të dyshuarit si vrasës me pagesë përndjekin biznesmenin deri në ashensor

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026