Oligarkët kundër Putin: E ka futur vendin në varr, po i shkatërron të gjithë
Një bisedë mes një oligarku dhe një producenti artistik rus, të cilët kritikojnë presidentin Vladimir Putin është publikuar në mediat ruse dhe ato ukrainase.
Në bisedën në fjalë, miliarderi rus Farkhad Akhmedov dhe producenti Iosif Prigozhin thonë se “Putin ka futur në varr Rusinë”, se ai i ka shkatërruar të gjithë dhe gjithçka, të gjithë vendin dhe të gjithë popullsinë.
Gjatë bisedës, që sipas mediave është bërë dy muaj më parë, interlokutorët kritikojnë lidershipin rus dhe ndajnë të njëjtin mendim mbi perspektivat e zymta të Rusisë.
Gjithashtu, ata shprehen të trembur nga sanksionet dhe tregojnë një pakënaqësi akute për atë që po ndodh lidhur me agresionin ndaj Ukrainës dhe tregojnë në tërësi prirjet e elitës ruse.
“Nuk ka asnjë dyshim që e kanë çuar vendin në djall. Po fajësojnë ministrin e Mbrojtjes për gjithçka. Po e quajnë një fundërrinë, por natyrisht prapa krahëve”, thotë Prigozhin.
Materiali audio ka dalë ndonjë javë më parë, por vetëm tani ka përfunduar në media. Fillimisht ai është publikuar nga gazeta opozitare ruse “Novaya Gazeta” dhe më pas nga ato ukrainase.
Publikimi i tyre vjen pak ditë pasi Parlamenti rus miratoi një ligj që dënon me burg këdo që kritikon luftën në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Putin: Nuk po krijojmë një aleancë ushtarake me Kinën
- Putin nënshkruan marrëveshje për transferimin e armëve bërthamore në Bjellorusi
Trump i hapur për të dërguar forca amerikane për të rikuperuar rezervat bërthamore të Iranit
Senatori republikan: Irani po përpiqet të na bindë në negociata
FBI shkarkon 5 analistë, të lidhur me memorandumin ‘Ideologjia katolike’
- 18:08 Elbasan, Rama: Shqipëria po përballet me ‘rezistencë’ ndaj zhvillimit, shikoni Malin e Zi
- 18:07 Ekipi i Iranit mbërrin në Meksikë për stërvitje para Kupës së Botës
- 17:52 Trump i hapur për të dërguar forca amerikane për të rikuperuar rezervat bërthamore të Iranit
- 17:44 Senatori republikan: Irani po përpiqet të na bindë në negociata
- 17:39 Shqipëria në hartën e turizmit aventurier, 60 motoristë italianë vizitojnë Gjirokastrën
- 17:36 FBI shkarkon 5 analistë, të lidhur me memorandumin ‘Ideologjia katolike’