EURO 2024| Italia merr fitoren e parë, Kane njeriu i rekordeve
Mbrëmjen e së dielës janë zhvilluar 8 përballje në kuadër të kualifikueseve të Europianit të 2024-ës ku ekipet favorite nuk zhgënjyen. Portugalia e Cristiano Ronaldos, pas rikthimit të yllit të Al Nassr në kombëtare ka shpërthyer përballë Luksemburgut, duket triumfuar me rezultatin 0-6. Kjo është fitorja e dytë për luzitanët të cilët në ndeshjen e parë mposhtën Lihtenshtejnin 4-0.
Edhe Anglia e Italia morën fitore në përballjet respektive, me bomberin Harry Kane i cili tashmë është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze, me 55 gola të shënuar. Në fitoren e së dielës ndaj Ukrainës 2-0 nuk mund të mungonte as goli i Bukayo Saka.
Italia rrëmbeu fitoren e parë në grup, ku pas humbjes ndaj 3 luanëve, mposhti Maltën 2-0, ku protagonist ishte sërish sulmuesi 23-vjeçar Retegui. Zhgënjimi i mbrëmjes ishte Danimarkë, e cila u mposht me përmbysje nga Kazakistani 3-2. Fitore regjistruan dhe Islanda, Slovenia, Finlanda e Slovakia. Kualifikueset e Evropianit do të vijojnë dhe për 2 ditë të tjera, ku mbrëmjen e së hënën në fushë zbret kombëtarja shqiptare.
LEXO GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë